Kronike

Grabitje në një dyqan celularësh te rruga ‘Myslym Shyri’, autorët dyshohet se ishin të armatosur

Një grabitje ka ndodhur në një dyqan celularësh në Tiranë.

NTv mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën Myslym Shyri.

Dyshohet se grabitësit kanë qenë të armatosur.

Redaksia po punon për të marrë më shumë detaje….

Lajmi ne perditesim

Policia e Tiranës ofron shpërblim 5 mijë euro për këdo që jep informacion për autorin e grabitjes së dyqanit 3 Vëllezërit Fejzo në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’. Autori i maskuar dhe me armë ka grabitur 15 celularë dhe është larguar në këmbë.

“Më datë 09.02.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Myslym Shyri”, një person me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri pistoletë, ka marrë disa aparate celular në dyqanin e shtetasit M. F., dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton polica.

TRENDING

Exit mobile version