Pinknews
‘Gratë mund të bëjnë gjithçka’, mesazhi në këngën e fundit të Rita Orës

Rita Ora ndau disa foto në studio teksa paralajmëronte publikimin e këngës së saj më të fundit “Finish Line”. Ajo e krijoi këngën bashkë me këngëtaren legjendare Diane Warren, si pjesë e një nisme të re feministe për të inkurajuar barazinë midis burrave dhe grave.
Duke pozuar në karrigen e saj, Rita dukej tepër e bukur në foton e parë dhe kishte veshur një bluzë ku shkruhej: “Gratë mund të bëjnë gjithçka”. Kënga “Finish Line” do të publikohet nga “Hollywood Records” më 13 maj përmes të gjitha platformave dixhitale ndërsa një klip ekskluziv i videoklipit do të shfaqet premierë të dielën, më 15 maj, gjatë ”American Idol”. Kënga u regjistrua si kolona zanore për “37 Words”, një dokumentar me katër pjesë ESPN, nga producentët e filmave dokumentarë Dawn Porter dhe Nicole Newnham, si pjesë e iniciativës ‘Fifty/50’ të kompanisë “Walt Disney”.
E krijuar vitin e kaluar, nisma “Fifty/50” përkujton 50-vjetorin e kalimit të ligji federal për të drejtat civile që ndalon diskriminimin e bazuar në gjininë në çdo institucion arsimor që merr fonde federale dhe u jep grave mundësinë e barabartë.
Një ekip ekzekutiv dhe krijues i përbërë nga gra u mblodhën së bashku për të siguruar që gra të ndryshme të drejtonin të gjithë elementët e prodhimit të “Finish Line”.
“Më pëlqen të punoj me Diane, ajo është një kantautore kaq e shkëlqyer dhe bashkëpunimi me të është gjithmonë një gëzim. Kur ajo ma solli këtë këngë, u preka shumë nga teksti dhe pasioni që ata thirrën dhe e kuptova menjëherë se duhej të përfshihesha në projekt. Lufta për barazinë e grave është një çështje globale”- u shpreh Rita.

Pinknews
Bashkpunimi i shumëpritur, Capital T dhe Alban Skënderaj do sjellin hitin e ri

Dy prej artistëve më të dashur për publikun, së shpejti vijnë në një bashkëpunim.
Capital T dhe Alban Skënderaj, kanë paralajmëruar se do të sjellin një këngë të re dhe që të gjithë mezi e presin.
Përmes një postimi në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, dyshja kanë zbuluar se kënga mban titullin “Një natë” dhe pritet të lansohet më 28 maj (e shtunë).
“Një natë”, x Alban Skënderaj, 28.05.22, ruajeni datën”, ka shkruar Capital T në mbishkrimin e imazhit ku shihet bashkë me këngëtarin nga Shqipëria.
Kujtojmë që ky nuk do të jetë bashkëpunimi i parë mes dyshes, ata sollën këngën “Një ëndërr” në vitin 2013 që u prit mirë nga fansat e tyre.
Ndërkohë, të dy mbesin aktive gjatë kësaj periudhe kohore edhe me projekte të tjera muzikore dhe koncerte.
Pinknews
Bora dhe Donaldi shijojnë pushimet së bashku

Mendimet dhe dëshira e publikut për të parë bashkë Bora Zemanin dhe Donald Veshaj vazhdon.
Duke rikujtuar momentin kur publiku mësoi për ribashkimin e çiftit, duket se këtë herë ata kanë kaluar pushime në breg të detit, larg syrit të kamerave dhe njerëzve përreth.
Ndërsa Bora për të mos i postuar në të njëjtën ditë me Donaldin, i postoi sot fotot nga jugu i Shqipërisë ku shfaqet me bikini.
Mjedisi ku janë shkrepur fotot duket i njëjtë e po ashtu ata kanë përdorur të njëjtat efekte për të edituar fotot e tyre.
Pinknews
Me fotografi perfekte, Jonida dhe Zanzibari ku ndodhet për pushime

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, këto ditë ndodhet për pushime në kontinentin afrikan.
Jonida u kujdes që të ndajë me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale, disa fotografi nga çastet e bukura që po kalon atje.
Ndër të tjerash, ajo publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi me bikini, ku vinte në pah linjat e saj atraktive të trupit.
Jonida përndryshe është shumë e pëlqyer për stilin e saj dhe paraqitjet unike, si një adhuruese e modës.
Pinknews
Dikur mike të ngushta, sot kunja njëra-tjetrës, ç’ndodhi mes Leonorës dhe Norës

Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi dikur ishin dy mikesha të ngushta, por sot nuk flasin më me njëra-tjetrën, edhe pse së fundmi kanë qenë bashkë në të njëjtin event. Por përpara se të tregojmë ç’ka ndodhur tek ky event, le t’i rikthehemi arsyes pse dy këngëtaret nuk i flasin njëra-tjetrës.
Shkak është bërë kënga “Sa t’kom dasht”, e cila ishte realizuar për ta kënduar Leonora, por që e kishte marrë Nora. Kënga u realizua nga Flori Mumajesi për Leonora Jakupin dhe kjo e fundit ia tregoi Nora Istrefit, e cila e regjistroi këngën në një studio tjetër. Që prej asaj dite, marrëdhënia e dy ish-mikeshave nuk ishte më njësoj. Pak kohë më parë, e ftuar në “Shiko kush luan”, Leonora foli publikisht për atë çfarë kishte ndodhur mes tyre duke thënë se Nora Istrefi duhet t’i kërkojë falje. Leonora u shpreh se “është njeri që nuk mban inate”, por për momentin nuk do t’i fliste Nora Istrefit. “Nora duhet të kërkojë falje për çfarë ka bërë”, tha Leonora.
Miq të afërt kanë thënë se situata mes tyre ka qenë e tensionuar në eventin e fundit. Sipas mediave, në dhomat e grimit, mes dy vajzave ka pasur momente tensioni, ku nuk i kanë kursyer batutat me kunja. E njëjta situatë është vënë re edhe në festën e organizuar pas shfaqjes. Nora Istrefi ka zgjedhur të qëndrojë në tavolinë me të afërmit e saj, duke qëndruar larg nga Leonora, por edhe nga miqtë e përbashkët. Kurse Leonora ka zgjedhur të jetë pranë disa nga kolegëve të saj të showbizit kosovar.
Pinknews
Nuk flet për jetën private dhe ka një arsye të fortë për këtë

Capital T ka ditur gjithmonë ta mbajë të fshehtë jetën private dhe për këtë ka një arsye që na bën të besojmë se mund që, nëse nuk do, të mos zbulosh në public asgjë për veten. Së fundmi Capital T ishte i ftuar në programin “A Live Night”, ku ka thënë edhe arsyen se përse ai nuk do të flasë për jetën personale me ndjekësit apo fansat e tij.
“Me njerëzit që nuk kam konfidenca, unë nuk e shfaq tërësisht veten time”-, thekson Capital T.
Ndërsa jetën private ka qejf ta mbajë sa më private, shtoi ai më vonë.
-
Aktualitet10 hours ago
Flet epidemiologu: Sa të rrezikuar jemi nga lija e majmunëve
-
Kronike9 hours ago
Rrëfimi: Më ofruan 50 mijë € për kokën e Filip Gjeloshaj, ky ishte porositësi
-
Kronike12 hours ago
Killeri tregon si i vranë dy vëllezërit Haxhiaj në Durrës
-
Pinknews3 hours ago
Bora dhe Donaldi shijojnë pushimet së bashku
-
Shkrime10 hours ago
Pse kriminelët përdorin Matrix për të komunikuar
-
Aktualitet7 hours ago
JA HARTA/ E lirë vetëm Unaza e Madhe dhe Rruga e Elbasanit, hermetizohet Tirana më 25 maj
-
Politike8 hours ago
Refren rruge në Kuvend, ‘Mos ulërit’, Paloka-Felajt: Ik moj budallaqe, legene
-
Lifestyle6 hours ago
Ky ushqim deti fshin shenjat e plakjes