GREQI-Komuniteti i vaksinimit në Greqi ka dhënë dritën jeshile për përdorimin e vaksinës AstraZeneca për qytetarët deri në 64 vjeç.
Sipas mediave të huaja, dita jeshile është dhënë nga Komiteti Kombëtar i vaksinimit për qytetarët deri në 64 vjeç, pas takimit të sotëm, ndërsa njoftoi se vaksinat për njerëzit e moshës 60 deri 64 vjeç do të fillojnë më 12 shkurt.
Lajmi është konfirmuar dhe nga kryetarja Maria Theodoridou, e cila në një deklaratë për shtyp ka thënë se AstraZeneca është e sigurt për përdorim në bazë të studimeve të deri tanishme.
Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 160,935 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 5,903 pacientë.