Greqia do t’i dhurojë Shqipërisë 20 mijë doza vaksina kundër koronavirusit në konsultim me Komisionin Europian

GREQI– Vendi fqinj, Greqia do t’i dhurojë Shqipërisë 20 mijë doza vaksina anti-Covid.

Sipas Kathimerini, lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e qeverisë, Aristotel Peloni, i cili tha se Greqia do të dhurojë në total 40 mijë vaksina pë vendet fqinje.

Greqia do të shpërndajë 40,000 vaksina për fqinjët e saj Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut,” – tha ai.

Greqia, në konsultim me Komisionin Evropian, siç bëjnë shumica e vendeve Evropiane për fqinjët e tyre të afërt, do të ofrojë 20,000 vaksina në Maqedoninë Veriore dhe 20,000 në Shqipëri,” – tha Znj Peloni në informimin e autorëve politikë.

Ajo nuk specifikoi kur dozat e vaksinave do të dërgohen në të dy vendet, duke theksuar se kjo do të bëhej në konsultim me Komisionin.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin