Kosova

Greqia: Jemi kundër Kosovës në KiE, do të abstenojmë në Këshill të Ministrave

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Giorgos Gerapetritis, është distancuar nga raporti i Bakojanis dhe votimi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Greqia tanimë duket se e ka vendosur se do të abstenojë kur shtetet do të pyeten nëse janë dakord për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Ashtu siç abstenuam nga procesi në të cilin u refuzua kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këshillin e sigurisë, ashtu do të votojmë edhe në këshillin e ardhshëm të ministrave. Abstenimi konsiderohet refuzim” –tha ministri i Jashtëm grek.

Madje përfaqësuesi i qeverisë greke shkon edhe më tej kur thotë se Athina zyrtare nuk është dakord me integrimet e Kosovës.

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe i pastër. Ne nuk mendojmë se në rrethanat aktuale do të jetë e mundur që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Qeveria greke nuk do të pajtohet me integrimin e Kosovës, edhe pse ne kemi marrëdhënie të mira fqinjësore. “

I pyetur në lidhje me votimin pro Kosovës në asamblenë parlamentare të Greqisë, ministri i Jashtëm grek tha se “ajo që bëri çdo deputet është çështje pavarësie. Por qëndrimi i qeverisë është konsistent”.

TRENDING

Exit mobile version