Rajon

Greqia merr sërish masa! Mbyll kufijtë me Shqipërinë deri në këtë datë. Kjo kategori do të lejohet të kalojë

GREQI– Sërish mbyllje nga pala greke në kufi! Qeveria fqinje ka marrë vendim që të mbajë të mbyllur kufirin grek deri më 14 dhjetor, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Personat që do të lejohen të futen në Greqi do të jenë turistë nga Bullgaria vetëm nga pika kufitare e Kulata. Ata të cilët do të kalojnë duhet të jenë të pajisur me testin negative për Covid-19 që duhet të jetë i bërë 72 orë para hyrjes. Këto pika kontrolli do të jenë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 11 pasdite.

Vetëm një kategori e caktuar e personave me test negativ PCR do të lejohet të kalojnë nëpër pikat kufitare, Kakavija me Shqipërinë, Eusoni me Maqedoninë e Veriut dhe Kipi me Turqinë.

Kamionët që transportojnë mallra mund të kalojnë nëpër 4 pika kufitare me Bullgarinë dhe përmes një kalimi kufitar me Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Shqipërinë, shoferët e tyre nuk duhet të kenë një test negativ PCR.

Kjo nuk është hera e parë që Greqia mbyll kufinjtë me Shqipërinë. Kjo për shkak të shkeljeve që qytetarët shqiptarë kanë kryer teksa kanë dashur të kalojnë kufirin duke përdorur teste të COVID false.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version