17/06/2021 , 3:17

Greqia nuk përfshin në procesin e vaksinimit mësuesit turq

Anëtari i Komitetit të Këshillit të shkollës së arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë në Ksanthi, avokati Ahmet Kara, në një deklaratë për AA tha se emrat e 37 arsimtarëve që janë me detyrë në dy shkollat e arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë në Ksanthi dhe Komotini nuk janë përfshirë në programin e vaksinimit kundër COVID-19.

Ai theksoi se nuk është caktuar takim për vaksinim për 9 mësuesit anëtarë të pakicës që ndodhen në listën me 18 persona të përbërë nga mësues turq dhe grek të cilët ndodhen në grupin me rrezik të lartë në shkollat e pakicave të cilët me kërkesë të drejtorisë rajonale të arsimit i janë dërguar ministrisë për t’u përfshirë në programin për vaksinim, raporton Anadolu Agency.

“Ndodhemi përballë një ngjarjeje të mbushur plot me pikëpyetje. Derisa mësuesve të tjerë u janë caktuar termine me përparësi për vaksinim, bën në mënyrë të jashtëzakonshme që të mendosh përse mësuesve tanë anëtarë të pakicës nuk u janë caktuar termine. Është shumë e vështirë të kuptosh përse bëhet një diskriminim i tillë. Këtu ka një veprim të qëllimshëm, apo në neglizhencë? Presim që të zbardhet kjo. Ne kemi kaluar në kontakt me institucionet përkatëse”, tha avokati Kara duke shtuar:

“I kemi përcjellë problemin dhe kemi kërkuar zgjidhje. Me sa kuptohet Ministria e Arsimit nuk i ka përcjellë Ministrisë së Shëndetësisë listën me emrat e mësuesve anëtarë të pakicës të cilët janë me detyrë në shkollat e pakicave. Me të vërtetë është një çështje kurioziteti përse është zbatuar një praktikë e tillë. Pavarësisht çdo arsyeje, duhet të zgjidhet patjetër dhe sa më parë ky problem i rëndësishëm lidhur me shëndetin”.

Ai shpjegoi se për këtë çështje si Komitet i këshillit të shkollës kanë bërë përpjekjet e tyre në ministritë përkatëse por që ende nuk kanë mundur të marrin një përgjigje të qartë.

Ministria greke e Shëndetësisë kohë më parë në kuadër të lirimit të masave kundër COVID-19 vendosi që të gjithë mësuesit me detyrë në të gjitha shkollat e arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë të konsiderohen si një grup me rrezik të lartë dhe të vaksinohen kundër COVID-19 gradualisht sipas renditjes së moshave të tyre.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin