Politike

Greqia quajti skandaloz arrestimin e Belerit, Xhaçka: Si kanë të drejtë të diskutojnë vendimin e gjykatës

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pasi ministria e Jashtme greke e konsideroi skandaloz vendimin e gjykatës së Vlorës për të lënë në burg Fredi Belerin të akuzuar për blerje votash në Himarë.

Xhaçka shkruan se Greqia nuk duhet të vërë në diskutim vendimin e gjykatës brenda territorit të Shqipërisë, duke shtuar më tej se duhet të jenë më të përmbajtur në deklaratat e bëra.

“Është thuajse e pamundur të kuptojmë se si miqtë tanë grekë kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin janë shumë të qarta. Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Nuk e kuptojmë se si të qenurit me kombësi greke, mund ta përjashtojë atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë”-shkruan Xhaçka.

TRENDING

Exit mobile version