Politike

Grida mbyllja gojën këtij, mos e shaj Berishën”, Luçiano Boçi përplaset me gazetarin

Protesta e Rithemelimit e cila u zhvillua pasditen e së martës ka sjellë një sërë debatesh këtë të mërkurë në studion e “Top Story”.

Nën kryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi po tregonte lidhur me programin e ish-kryeministrit Sali Berisha, mirëpo gazetari Alban Dudushi iu kthye duke thënë se ky program është i vjetër.

Kaq mjaftoi që debati të ndizej në studio ku nuk munguan as ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Boçi: Pyetja do jetë programi, si do vazhdojmë pjesën tjetër se protesta ndodhi.

Dudushi: Programe bëjmë sa të duash…

Boçi: Të lutem mbyllja gojën atij të flas unë.. të mbylli gojën për respekt.

Dudushi: Ça është kjo mbylle gojën o Luciano.

Boçi: A ke respekt për bashkëbiseduesin, se ka ca rregulla.

Dudushi: E tha doktori dje programin tuaj e ka që në 2005 atë.

Boçi: Ti këtë punë ke. Ke 30 vite që shan Berishën, vjen këtu punë të zezë e ke se nuk deklaron as pasuri asgjë.

Dudushi: Ça ke bërë 30 vite ti.

Boçi: Jam pedagog prej 35 vitesh, tani jam në angazhim publik.

TRENDING

Exit mobile version