Aktualitet

‘Grila hekuri’, si 52-vjeçari dhunues kishte ngujuar familjen e tij

Në shtëpinë e familjes Laçi në Tiranë, ku prej 6 vitesh një grua dhe 2 djemtë adoleshentë mbaheshin të ngujuar nga kryefamiljari.

52-vjeçari i arrestuar sot nga Policia e Tiranës Xherxh (Gjergj) Laçi kishte mbyllur me grila hekuri dhe copa rrobash dritaret dhe çdo mundësi që gruaja dhe dy djemtë e tij të komunikonin me botën e jashtme, teksa i dhunonte dhe i mbante të mbyllur nën kërcënimin e armëve të ftohta.

Policia e Shtetit ka pasur disa informacione për bindjet radikale të 52-vjeçarit, por pas denoncimit të një të afërmi të gruas, ka ndërhyrë duke e arrestuar. Gruaja ka reaguar e traumatizuar gjatë arrestimit, ndërsa më pas ka dëshmuar për grupin hetimor dhe iu ka treguar dhe disa foto të bashkëshortit me armë.

TRENDING

Exit mobile version