Debora Beqiri, gruaja e shqiptarit të vrarë në Londër, Flamur (Alex) Beqiri ka kujtuat sot të shoqin në ditën e tij të lindjes.
Nëpërmjet disa postimeve prekëse në Instastory-n e saj, Debora ka publikuar momentet më të bukura me të. “Më mungon buzëqeshja e tij”, shkruan ajo krahas njërës prej fotove.
Në një foto tjetër, Debora shkruan: “Gëzuar ditëlindjen dashuri! Zemra ime është e copëtuar sot. Më mungon shumë”.
Flamur Beqiri u qëllua pas shpine në momentin që po hynte në shtëpi në prag të Krishtlindjes, mbrëmjen e 24 dhjetorit të vitit 2019. Beqiri së bashku me familjen e tij bënte një jetë luksoze. Ai ishte producent, ndërsa gruaja e tij Debora shihej me personazhe VIP shpesh herë. gsh/