Bota

Grupi mercenar rus Wagner po ikën nga Bakhmuti

Zëdhënësi i Grupit Lindor të Forcave të Ukrainës, Serhiy Cherevaty, tha se ushtria ukrainase kishte “shteruar forcat” e grupit Wagner në Bakhmut, duke e detyruar atë të largohej me humbje të konsiderueshme.Cherevati tha se rusët po kryenin një rotacion trupash në Bakhmut, duke u përpjekur të mbulonin aktivitetet e tyre, por u shpreh se nuk do i lejojnë që ta bëjnë këtë.
“Autoritetet ruse duhet ‘të bëjnë gjithçka për të shmangur destabilizimin e vendit’”. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në një takim me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Lajmin e bën të ditur Ria Novosti.

Putin foli për ‘përpjekjet’ që po bëjnë ata që i referohet si ‘njerëzit e këqinj’ për të ‘tronditur situatën brenda Federatës Ruse’ dhe është e nevojshme të sigurohet që në asnjë rast ata nuk do të lejojnë ta bëjnë këtë.

TRENDING

Exit mobile version