04/06/2021 , 23:17

Guardiola futet “all in” për Harry Kane, ofron në këmbim dy super yjet e ekipit

Harry Kane është dëshira e madhe e Pep Guardiolas dhe për të mbërritur te ai Manchester City është gati të hyjë me artileri të rëndë në garën për të blerë sulmuesin.

Paratë sigurisht që do jenë pjesë e operacionit, por lajmet e fundit janë se Guardiola ka vendosur të fusë në tratativa dy nga yjet më të shndritshëm të Manchester City.

Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus mësohet të jenë dy lojtarët me të cilët Guardiola do të tentojë të bindë Tottenham të lërë Kane të lirë. Nga ana tjetër Kane i ka thënë “po” Manchester Cityt.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin