Aktualitet

‘Guximtarët’ e Vlorës e nisin 2023 duke bërë plazh

Viti i Ri 2023 erdhi ndryshe në Shqipëri sa i takon kushteve atmosferike, ku prej 3 ditësh vendi është karrakterizuar me temperatura relativisht te larta. Qytetarët kanë shijuar rrezet e diellit në mëngjesin e 1 janarit, por të njejtat temperatura kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme.

Temperaturat kanë qenë të larta edhe në qytetet bregdetare, aq sa ka pasur edhe nga ato qytetarë që kanë guxuar edhe të lahen në det. ‘Guximtarët’ kanë qenë në Vlorë, të cilët ditën e dytë të vitit kanë nisur që të marrin rreze dhe të shijojnë ujin.

 

TRENDING

Exit mobile version