Politike

“Hajdut! Hajdut!”, deputeti i PD përplaset ashpër me protestuesit para Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike Helidon Bushati është përplasur ashpër me protestuesit e “Lëvizja Bashkë”, të cilët ishin mbledhur para Kuvendit sot. Protestuesit me parrulla për miratimin e minimumit jetik, kanë brohoritur fjalët “hajdut” ndaj çdo deputeti që kalonte për të hyrë në parlament. Por Bushati u është kthyer me një gjuhë shumë të rëndë, duke u thënë se s’mund të përgjithësojnë kur thonë se politikanët janë hajdutë. “S’keni turp, s’keni, plehra, po na tregoni ju pazaret! Kush jeni, jua tregoj unë. Hajde ndonjëri këtu! Ua tregoj unë! S’keni turp, bëni përgjithësime”, dëgjohet  t’u thotë ai protestuesve.

TRENDING

Exit mobile version