Rajon

Hajdutë, Vuçiç është Putin/ Por Moska akuzon Perëndimin se fshihet pas protestave

Mijëra persona iu bashkuan opozitës mbrëmjen e djeshme për të prostestuar krah opozitës që kërkon anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor.

Manifestuesit thërrisnin ‘Hapni derën hajdutë’, ndërsa godisnin zyrat me vezë e gurë. Disa këndonin “Vuçiç është Putin” duke e krahasuar presidentin serb me liderin rus.

Lista “Serbia kundër dhunës” pretendon se Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet vodhi zgjedhjet, ndër të tjera, duke regjistruar në mënyrë fiktive votuesit e tyre nga vende jashtë Serbisë.

Dhe nuk ka vonuar reagimi i Kremlinit, për të cilin është Perëndimi ai që po i vë “flakë situatës në Serbi”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova – e cila edhe ajo është në listën e sanksioneve nga BE pas pushtimit të Ukrainës, deklaroi se kryeqytetet perëndimore “po përpiqen të tensionojnë situatën duke përdorur teknikat e Maidan”, një referencë kjo për protestat në rrugë që u zhvilluan në Kiev në vitin 2014, të cilin Moska e ka cilësuar gjithmonë si një grusht shteti të udhëhequr nga Perëndimi. Ky është gjithashtu një interpretim që i dha Putinit bazën politike për luftën në Donbas, pushtimin e Krimesë dhe më pas sulmin ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Nga ana tjetër, qeveritë europiane akuzojnë Moskën se prej kohësh po përpiqet të destabilizojë Ballkanin në luftën e tij hibride kundër Perëndimit.

TRENDING

Exit mobile version