Aktualitet

Hakerat sfidojnë Ramën

TIRANË– Hakerat iranianën kanë ‘goditur’ sërish! Këtë herë ata kanë publikuar listën e zgjedhësve. Bëhet fjalë për një databazë me kapacitet prej 741.8 MB që përmban mijëra emra qytetarësh. NTV.AL ka siguruar dosjen e plotë dhe në të shkruhen të dhënat gjenerale si emrim mbiemri e datëlindja e qytetarëve si dhe cilës bashki i përkasin. Në disa prej tyre shkruhet se janë pjesë e votuesve në vitin 2015, ndërsa në shumë të tjerë nuk përcaktohet.

Publikimin e listës së zgjedhësve është shoqëruar edhe me një sfidë për kryeministrin Edi Rama. Hakerat pyesin me ironi nëse edhe pas kësja, Rama mendon që ata nuk zotërojnë të dhënat sensitive të qytetarëve.

“Mendojnë ende politikënt tanë të korruptuar që ne nuk kemi akses tek të dhënat sensitive,”- shkruajnë krah listës. 

Lista e zgjedhësve publikohet pas patentave të shqiptarëve. Më herët, hakerat kanë publikuar të dhënat kreut të SHISH, Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjeteve që posedojnë, dokumente dhe eamile të administratës publike, etj. Më 10 shtator, Shqipëria u përball me sulmin e dytë kibernetik, kësaj herë ishte sistemi TIMS, pas sulmit të shërbimeve online qeveritare dhe e-albania.

TRENDING

Exit mobile version