Kronike

Hakmarrje? Lekstakaj u vra në të njëjtën datë 3 muaj pas vrasjen së Nikulajt

Hakmarrja dyshohet se është motivi i vrasjes që tronditi pasditen e sotme Lezhës, ku u ekzekutuar një pjesëtar i fisit Lekstakaj, të cilët janë në hasmëri me Nikulajt.

Viktima sipas informacioneve është identifikuar si Nikolin Marku Lekstakaj, 42 vjeç, djali i Gjergj Lekstakaj. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se familja e tij jeton përballë me Nikulajt dhe dyshohet se vrasja e sotme është hakmarrje për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 prill të këtij viti, fiks tre muaj më parë.

Me sa duket autorët e kanë planifikuar dhe mirëmenduar ngjarjen që vjen në të njëjtën ditë me atentatin e para zgjedhjeve./balkanweb

TRENDING

Exit mobile version