Kronike

Hakmarrje pas sulmit ndaj prostitutës

Një 16-vjeçar shqiptar u rrëmbye në qendër të Brukselit, raportojnë mediat e huaja. Sipas tyre, i mituri u tërhoq zvarrë në një makinë nga katër persona. Dy orë më vonë, pas orës 4 të mëngjesit, adoleshenti u gjet pranë qendrës tregtare Westland në Unazën e Brukselit. Ai ishte i zhveshur dhe kishte djegie. Autorët i kishin shtypur disa bishta cigaresh në trupin e tij. Përveç këtyre dëmtimeve, të miturit rrëmbyesit i kanë thyer dhe hundën dhe e kanë goditur me grushte në fytyrë, ndërkohë që ai përfundoi në spital. Po ashtu mediat raportojnë se autorët, dyshohet të jenë pjesë e një rrjeti shqiptar, ndërkohë që i mituri mendohet se ka sulmuar një prostitutë. Policia është vënë në kërkim të autorëve të sulmit.

 

TRENDING

Exit mobile version