Kronike

Hakmarrje për prishjen e pazareve të drogës?

Vrasësi i Edmond Papës shok me Alekandër Sadikajn, i riu që u vra me tritol në verë…

Albano Velo, autori i vrasjes së biznesmenit, Edmond Papa, i cili u ekzekutua më 16 dhjetor me armë zjarri në një lokal te Komuna e Parisit, ka qenë shok i ngushtë me Aleksandër Sadikajn, i riu nga Elbasani i cili u vra me tritol në 11 qershor të 2022-it. Velo u arrestua më 31 dhjetor nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë. Velo dyshohet se është organizatori i vrasjes së Papës. 30 vjeçari u arrestua sot nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë. Velo dyshohet se është organizatori i vrasjes.

Në foton e siguruar nga ne, duken dy të rinjtë, Velo dhe i ndjeri Sadikaj në një lokal nate me miq të tjerë.

Burime për NTV.AL bëjnë me dije se një ngarkesë e konsiderueshme droge, e pa çuar në destinacion, dyshohet të jetë bërë shkak i një konflikti të gjatë që përfundoi me viktima.

Sakaq nuk dihet me saktësi nëse ngarkesa prej 700 kg kanabis i është dhënë Sadikajt apo personave te tjerë.
Nëpërmjet informacioneve që Velo kishte siguruar, dyshohej se vrasësi i Sadikajt ishte Papa dhe për këtë fakt grupi hetimor ka ngritur dyshinet se Velo ka marr hakun e dhokut të tij, Sadikajt.

Si u ekzekutua Edmond Papa

Papa u ekzekutua mbrëmjen e 16 dhjetorit në hyrje të një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë. Ai sapo ishte ulur në lokal kur u qëllua me 9 plumba nga një person i maskuar. Edhe pse 49 vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Biznesmeni me origjinë nga Rroskoveci, jetonte mes Sarandës dhe Anglisë. Ai kishte ardhur në Tiranë më 16 Dhjetor tek vëllai i tij, që banonte pak metra larg lokalit ku u qëllua për vdekje.

Dëshmitarët okularë i treguan policisë se ai iu kundërpërgjigj autorit, duke e qëlluar me tavllën e duhanit në tavolinë.
Hetimet ishin fokusuar në dy pista. Ajo e konflikteve të mundshme për shkak se 49 vjeçari zotëronte disa prona në Ksamil, si dhe hotelin Blu Sky në Sarandë. Pista e dytë janë konfliktet për drogën. Biznesmeni Edmond Papa ka qenë dënuar më parë në Greqi për trafik të lëndëve narkotike.

Po ashtu dyshohet se vrasja e tij ka lidhje me ekzekutimin e dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja pak ditë më parë në Greqi. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, nga një tjetër shqiptar.

Grupi hetimor ka dyshimet se vrasjet e tyre kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi Papa, Çerçizaj dhe Ogranaja kanë pasur lidhje miqësore më herët. Pjesë të këtij hetimi është edhe vrasja e Aleksandër Sadikajt, makina e të cilit u hodh me tritol në qershor të vitit të kaluar në Tiranë.

Si u vra Aleksandër Sadikaj

Më 11 qershor, Aleksandër Sadikaj ishte nisur drejt qytetit të tij, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO me të cilën ai po lëvizte shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina. Nga shpërthimi, Sadikaj humbi 2 gjymtyrët e poshtëm, këmbët, dhe ia doli që të dilte vetë nga makina e të dërgohej në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.

TRENDING

Exit mobile version