Në emisionin “Shqipëria Live” janë publikuar të tjera detaje në lidhje me vrasjen që tronditi opinionin publik më 31 dhjetor.
Në fotot e siguruara nga emisioni “Shqipëria Live” shihet Përparim Ademi në festa familjare me dy motrat që vrau, Kristina Bardhin e Zhaneta Metanin, djalin e Zhanetës dhe bashkëshorten e tij, Vjollca Telën.
Ata shfaqen të lumtur dhe të qeshur, ndërsa në njërën prej fotove dy gratë, Vjollca dhe Kristina shihen që janë kapur dorë për dore.
Më herët, gruaja e Përparimit ka deklaruar për mediat se ata kishin hyrje e dalje familjare, madje i konsideronte si motra dy gratë që mbetën viktimë.