Kosova

HAPENI RRUGEN, qëndroni anash, Bakoyannis për ‘armiqtë’ e Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis ka thënë se gjatë punës së përgatitjes së raportit për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë, asnjë “gur nuk ka mbetur pa u lëkundur” dhe tha se është konfirmuar se, pavarësisht disa mangësive, Kosova është demokraci funksionale, duke i bërë thirrje Këshillit të Ministrave të ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Ajo ka thënë se juristët kanë konfirmuar qëndrimin se Kosova i përmbush kërkesat bazike për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Bakoyannis shpjegoi se raporti nuk prek çështjen e njohjes apo mosnjohjes së Kosovës dhe se kjo çështje duhet të mbetet kompetencë e shteteve.

Ajo gjithashtu ka përmendur hapat që ka bërë Kosova për t’i përmbushur kushtet, përfshirë edhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e Kishës Ortodokse serbe në Deçan. Këtë e ka quajtur si “problemin më të madh në zbatimin e ligjit në Kosovë që ka pritur nga viti 2016”.

Duke folur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ajo ka thënë se këtë e ka konsideruar si çështje krejtësisht në kompetencë të Kosovës. Por, ka thënë se kjo ka qenë një gur themel në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që e udhëheq BE-ja teksa shtoi se kjo çështje nuk është në duart e Këshillit të Evropës.

Raportuesja greke ka folur edhe për komentet agresive që ka marrë për raportin, shumicën e tyre prej vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Ajo u ka thënë atyre se duhet të jenë të sinqertë dhe të pranojnë se këto vende në asnjë rast nuk do ta mbështesnin raportin.

Sepse ata refuzojnë idenë e shtetit të Kosovës, e jo vetëm respektimin e kushteve. Kundërshtimet e tyre nuk kanë të bëjnë me kriteret e anëtarësimit, ata kundërshtojnë vetë idenë e shtetësisë së Kosovës. Do ishte e guximshme po të kishin vendosur të qëndronin anash” –  tha Bakoyannis.

“Sepse ata refuzojnë idenë e shtetit të Kosovës, e jo vetëm respektimin e kushteve. Kundërshtimet e tyre nuk kanë të bëjnë me kriteret e anëtarësimit, ata kundërshtojnë vetë idenë e shtetësisë së Kosovës. Do ishte më guximtare po të kishin vendosur të qëndronin anash. Raporti nuk paraqet raporte sa i përket shtetësisë”, tha Bakoyannis.

Nga ana tjetër, deputetja serbe Biljana Pantiç-Pilja e ka quajtur raportuesen greke “Hipokrite”.

“Ju keni demonstruar se nuk keni integritet dhe jeni hipokrite. Pse nuk flisni për të drejtat e serbëve? Do të shënoheni në histori si dikush që në mënyrë brutale ka shkelur të gjitha normat dhe parimet mbi të cilat kjo organizatë është themeluar” – theksoi Pantiç-Pilja.

TRENDING

Exit mobile version