Aktualitet

HAPËSIRË – Zbulohet një rrjet liqenesh të kripura,nën akullin e Polit të Jugut në Mars

Ekziston një rrjet i liqeneve të kripës nën akullin e Polit të Jugut të Marsit, i cili mund të ndihmojë në rishkrimin e historisë së klimës së planetit dhe hedh dritë mbi ekzistencën e mundshme të formave elementare të jetës.

Rreth liqenit të zbuluar në 2018 nga një grup italian, ka tre të tjerë, të përshkruar në revistën ”Nature Astronomy” nga të njëjtët autorë të studimit të parë, të koordinuar nga Elena Pettinelli dhe Sebastian Emanuel Lauro, nga Universiteti i Roma Tre, si dhe nga ‘Instituti Kombëtar i Astrofizikës (Inaf).

Liqenet e reja u zbuluan gjithashtu me radarin ”Marsis”, të furnizuar nga Agjencia Italiane e Hapësirës (ASI) për misionin Mars Express të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA)

Krahasuar me vitin 2018, ato kanë zgjeruar fushën e kërkimit të studimit dhe kanë përdorur një mënyrë tjetër të analizës, tani të dhënat tregojnë se ekziston një sistem më i madh uji”, tha Elena Pettinelli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version