Pinknews

Hapet KUTIA E PANDORËS/ Cili banor do bëjë kthesën e madhe në lojë?

Pas zgjedhjes së finalistit të parë shtëpia nuk është më e njëjta. Debatet mes banorëve këtë javë kanë qenë të shumta. Ama prime i sotëm premton shumë surpriza për shikuesit dhe për banorët. Një disa javësh një Kuti Pandore do të hapet nga njëri prej banorëve. Cili do të jetë ai? Çfarë vendimi do të marrë?

Disa ditë më parë, Egla Cenos iu dha mundësia për të nxjerrë në nominim kokë më kokë dy nga banorët, megjithatë jo për atë çfarë aktorja priste por për të dërguar një prej tyre në finale.

Kështu, ajo zgjodhi çiftin Heidi-Romeo, ndërsa ky i fundit më pas u zgjodh si finalisti i parë.

Mirëpo duket se zgjedhja nuk qenka bërë nga Egla por ka qenë një ‘urdhër’ nga “Vëllai i madh”, siç e ka konfirmuar vetë aktorja në një debat me Romeon.

TRENDING

Exit mobile version