Politike

Hapja e dosjeve për të hequr Metën/ Berisha: Unë për vete nuk kam frikë…

Ish-kryeministri Sali Berisha  e ka cilësuar si gjueti shtrigash ligjin për hapjen e dosjeve. I pyetur nëse ky ligj është bërë për të hequr Ilir Metën nga politika, Berisha theksoi se ai ligj nuk duhej votuar.

“Është gjah shtrigash. Në njeri i qytetëruar nuk e voton kurrë një ligj të tillë, gjuetar shtrigash. Nuk është ligj ky për hapjen e dosjeve por për gjueti shtrigash.” theksoi kreu i PD-së.

Berisha ka theksuar se ai vetë nuk ka frikë nga hapja e dosjeve, ndërsa ka komentuar edhe dy raste që ai akuzohet si “spiun”

“Një rast tjetër. Më çon mesazh dikush me emrin Hysen Shoshori. Më thotë që babën tim e kanë stisur. Por me këtë njeri nuk e kam takuar kurrë, dhe nuk e njoh fare.” theksoi Berisha.

TRENDING

Exit mobile version