Rajon

Harta dhe marrëveshje/ Dështimi sjell këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur rreth marrëveshjes Kosovë- Serbi të arritur më 27 shkurt në Bruksel e më pas edhe dakordimin për planin e veprimit e zbatimit të marrëveshjes më 18 mars në Ohër të Maqedonsië së Veriut.

Sipas Kamberit, marrëveshja mes palëve nuk është finale dhe se gjatë rrugës do të diskutohet edhe për Luginën e Preshevës.

Ai, politiken që po ndjek aktualisht presidenti serb Aleksandër Vuciq, e ka krahasuar me atë të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

“Besoj se Vucic, i cili brenda shtetit po përballet me kritikët e vet lidhur me atë se është i ’butë’ ndaj Kosovës, e që mund të jetë një lojë e tij që po e luan me ekstremistët e djathë, tani po  kërkon më tëpër kohë për te bindur opinionin e vet se marrëveshja me Kosovës ëshët e pashmangshme dhe se realiteti i krijuar është i pashmangshmë për t`u pranuar nga ana e Serbisë, prandaj edhe besoj se e gjithë kjo që është shëndrruar në një proces” – tha Kamberi, duke theksuar se nese marreveshja deshton, te tavoline rikthehet shkembimi I territoreve

Sipas tij, SHBA dhe BE janë dy partnerët kryesore nga të cilat varen edhe raportet mes Kosovës dhe Serbsisë për një marrëveshje eventuale përfundimitare, por edhe e ardhmja e Luginës së Preshevës.

 

TRENDING

Exit mobile version