Aktualitet

HEC-et në Mirditë/ Banorët në protestë: Këtu ka hajdutëri

Banorët e Mirditës kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve. Që prej vitit 2019-të, ata janë të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve të cilët thajnë burimet ujore dhe dëmtojnë rëndë mjedisin.

“Kemi dalë edhe herë të tjera por tani po behet më e egër dalja. Edhe kafshë të ishim, edhe Enver Hoxha nuk na hiqte ujin dikur. Edhe në burgun e Spaçit nuk janë trajtuar ashtu. Kur nuk kemi këto të drejta… Duhet të vijnë të bisedojnë që të bëhet marrëveshje. Këtu s’ka marrëveshje, këtu ka hajdutëri. Po na hoqët ujin, na kanë hequr jetën. Do i vazhdojmë protestat.”- tha një banor.

Kjo nuk është hera e parë që mirditorët kundërshtojnë ndërtmin e HEC-eve. Më 16 prill të 2019 ata firmosën një peticion kundër ndërtimit të HEC-eve. Ata kundërshtojnë vendimin e qeverisë, të ndërmarrë para për ngritjen e dy HEC-ve mbi lumin Urakë. Sipas banorëve, vendimet për ndërtimin e HEC-eve janë marrë dhe nënshkruar në mungesë dhe transparencë të plotë me komunitetin vendas.

TRENDING

Exit mobile version