Aktualitet

Hetimet për lobimin e LSI-së në SHBA, Kryemadhi rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon t’i kthehet telefoni i sekuestruar

TIRANË– Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër sekuestros së telefonit.

Më datë 4 janar, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Kryemadhit për t’i kthyer telefonin, kështu deputetja i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë.

Ende nuk është caktuar data se kur do të zhvillohet seanca, por relator i çështjes është xaktuar gjyqtari Ilir Panda.

Shqiptarja.com ka mësuar se telefoni iphone i deputetes Kryemadhi është sekuestruar në kuadër të hetimeve të SPAK për lobimin e LSI-së në SHBA.

 

TRENDING

Exit mobile version