Shkrime

Hija e vdekjes vesh maskën e Aleksandër Vuçiçit

Pavarësisht njoftimeve madhështore përpara vizitës së tij në Paris, presidenti serb Aleksandar Vuçiq mori një “dush të ftohtë” që në minutat e para të konferencës së përbashkët, pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron.

Banjska dhe Milan Radoiçiç iu përmend Vuçiçit praktikisht menjëherë, sepse Macron tha se pret që të gjithë ata që morën pjesë në këtë sulm të armatosur të ndiqen penalisht. Pavarësisht se Serbia me këmbëngulje refuzon ta bëjë këtë, dhe organizatori kryesor i aksionit në të cilin mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe tre serb, Milan Radoiçiç, ende është duke ecur i lirë.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se shtatë muaj nga Banjska dhe konflikti i armatosur në veri të Kosovës, opinioni ndërkombëtar nuk e ka harruar. Përderisa presidenti i Serbisë dëshiron që Banjska të mbetet vetëm një e kaluar e shëmtuar që nuk do t’i rëndojë marrëdhëniet e Serbisë me botën, “skeleti” i atij konflikti të armatosur “bie nga dollapi” herë pas here.

Në ceremoninë dhe fjalimin e përbashkët të Aleksandër Vuçiqit dhe Emmanuel Macronit në Paris, presidenti francez thuajse në hyrje të fjalimit deklaroi se pret të ndiqen penalisht të gjithë ata që kanë lidhje me Banjskën.

“Në anën tjetër, ne duhet të kapërcejmë tensionet që u ngritën si rezultat i vendimeve të marra nga autoritetet e Kosovës që kanë të bëjnë me komunat me popullatë serbe, ne i dimë kushtet e atyre marrëveshjeve” – ishte i qartë Macron.

Duke marrë parasysh që presidenti francez është kreu i vendit të dytë më të fuqishëm në BE, qëndrimi ndaj konfliktit të armatosur ka peshë shtesë. Priten përgjigje, hetimet po ngecin dhe tani për tani Milan Radoiçiçit vetëm i mungon një vilë në veri të Kosovës, e cila është konfiskuar së fundmi.

Ai ka mjaft liri, pasi lëviz lirshëm në territorin e Serbisë, ndërsa kamerat e kanë regjistruar edhe duke rrahur njerëz. Analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshiç tha se deklarata e Macron është dëshmi dhe konfirmim i rëndësisë që Franca i kushton incidentit në veri të Kosovës.

“Për të gjithë ata që janë të përfshirë në politikë ishte e qartë se Banjska do të regjistrohet si një incident i rëndë me potencial zhvillimi për sigurinë e rajonit. Ky është një paralajmërim i ri dhe pritej që të përmendej në biseda private, por fakti që Macron e përdori për ta përmendur në konferencën për shtyp është vetëm konfirmim se sa rëndësi i kushtojnë atij incidenti si Franca ashtu edhe BE-ja. “- shpjegoi Jakshiç për median serbe Nova…….

“Ai insistoi gjithashtu që të përmbushen dispozitat e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Kjo është në kundërshtim të plotë me atë që u tha, se Macron do ta ndihmojë Kosovën që të mos hyjë në Këshillin e Evropës. Agjendat janë krejt të ndryshme”- shpjegoi Jakshiç.

Ndërkohë bota pret një reagim kurse Radoçiç është i lirë të rrahë njerëzit Është i njohur fakti se në Serbi, ku ai banon rregullisht, organet kompetente nuk duan të zhvillojnë procedura gjyqësore ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe. Prokuroria po e ndjek zyrtarisht Radoiçiçin si organizator i konfliktit të armatosur, por procedurat ngecin.

Vuçiç ka siguruar se institucionet po bëjnë punën e tyre dhe se hetimi është duke u përgatitur me themel. Shumë janë në pritje të hapjes së sirtarit ku po zë myk dosja dhe dyshimet janë të shumta. I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se SHBA mendon se ka lidhje financiare dhe organizative midis Banjskës dhe Serbisë.

Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se konflikti mund të kishte çuar në një situatë të rrezikshme, ndërsa e gjithë BE-ja pret një reagim. Nga Beogradi nuk ka reflektime të mëdha pas kërkesës së një pjese të madhe të publikut ndërkombëtar, që përputhet me idenë e Vuçiçit për të mos e përmendur më Banjskën.

 

TRENDING

Exit mobile version