Kosova

Hijet e dyshimit/ Kosova do bekimin e SHBA

Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, mendon se Perëndimi duhet të veprojë me vendosmëri për t’u dhënë fund mëdyshjeve nëse marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, mes Kosoves dhe Serbise, është e detyrueshme apo jo.

“BE-ja duhet ta eliminojë këtë paqartësi dhe mund ta bëjë këtë shumë thjesht, duke e regjistruar këtë marrëveshje në Kombet e Bashkuara”, u shpreh ai, teksa shtoi se në këtë mënyrë eliminohen hijet e dyshimit për respektimin e detyrimeve nga të gjitha palët dhe përveç kësaj, do të ishte një sinjal inkurajimi për Kosovën.

“Kjo është shumë e rëndësishme sepse Kosova ka hapin e parë, hapin e madh, një hap vendimtar për të marrë dhe që siç e kam thënë është në fakt i parakohshëm, por është një detyrim dhe ky është formimi i këtij vetëmenaxhimi apo Asociacioni, siç është quajtur me të dyja emërimet. Pra, është shumë e rëndësishme t’i jepet besim dhe një shtysë Kosovës e cila ka obligimet e para”.

TRENDING

Exit mobile version