Sport

Hojbjerg i thotë “po”, Atletico vazhdon negociatat me Tottenham për mesfushorin danez

Pavarësisht formës së keqe, që skuadra e Tottenham kaloi sezonin e shkuar, mesfushori danez, Pierre-Emile Hojbjerg u kthye në një “lider” të vërtetë, në organikën e lojës së “londinezëve” duke u dhënë atyre më shumë siguri e hapësirë.Performanca të tilla e kanë kthyer 27-vjeçarin në “objektivin” kryesor të “gjigandëve” spanjollë të Atletico Madrid, me danezin që i përshtatet mjaft mirë skemave të teknikut argjentinas, Diego Simeone dhe mesa duket danezi kërkon gjithashtu një kalim te “los colchoneros”.Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, Hojbjerg ka gjetur akordin me klubin spanjoll përsa i përket kontratës personale dhe tanimë mjafton vetëm gjetja e akordit mes Aletico Madrid e Tottenham Megjithatë, ardhja e mesfushorit danez pritet të prishë “ekuilibrat” te klubi spanjoll, me mesfushorin Saul, i cili mund të largohet nga “Ëanda Metropolitano” dhe për këtë të fundit interesim të madh kohët e fundit ka shfaqur skuadra e Valencia.

TRENDING

Exit mobile version