Aktualitet

Holanda vlerëson pozitivisht arritjet e deritanishme të Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Holandës, Stef Blok.

Diskutimi kryesor mes dy homologëve ishte rruga evropiane e Shqipërisë, për të cilën Cakaj e informoi hollësisht Blok mbi përparimin që ka bërë Shqipëria në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

“Përkushtimi ynë është i plotë, për të mbyllur të gjitha detyrimet e nevojshme, për të përparuar në procesin e negociimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”- u shpreh Cakaj në një reagim në facebook, lidhur me telefonatën e zhvilluar.

Gjithashtu, Cakaj theksoi se Holanda vlerëson pozitivisht arritjet e deritanishme të Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe dhe vazhdon ta mbështesë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

“Shqipëria do të vazhdojë vetëm përpara e drejt Bashkimit Evropian.”-përmbylli kryediplomati.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version