Bota

Homazhet/ Dhjetëra mijëra në rresht për Papa Benediktin e XVI

Sipas xhandarmërisë së Vatikanit, deri tani rreth 40,000 besimtarë i kanë bërë homazhe Papa Benediktit të XVI teksa kanë patur qasje në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Trupi i papës do të qëndrojë i ekspozuar deri të mërkurën, para funeralit të planifikuar për të enjten.

Homazhe kanë bërë gjithashtu Presidenti i Republikës Italiane Sergio Mattarella dhe kryeministrja Giorgia Meloni.

Ceremonia e varrimit do të nisë nga altari që ndodhet në oborrin e kishës së Piazza San Pietro. Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë nuk është në gjendje të konfirmojë praninë e krerëve të tjerë të shteteve apo qeverive, por sipas asaj që mësohet, të pranishëm do të jenë mbreti i Belgjikës dhe presidenti i Polonisë, si dhe përfaqësues fetarë nga Patriarkana Ortodokse e Kostandinopojës.

E sigurt për momentin gjithashtu është prania e madhe e besimtarëve, të cilët kanë ‘pushtuar’ bazilikën e Shën Pjetrit për të bërë homazhe te papa I dorëhequr.

TRENDING

Exit mobile version