Bota

Horror/ 16-vjeçarja bie në det dhe sulmohet nga peshkaqeni

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Australi. Një vajzë 16-vjeçare ka vdekur pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa po notonte në një lumë në Australinë Perëndimore. Ajo u shpall e vdekur pasi u tërhoq nga lumi Swan, në periferi të Perth të Fremantle, të shtunën.
Besohet se vajza, nga Perth, ishte duke hipur në ‘jet’ ski me miqtë në lumë kur ndodhi ngjarja. Inspektori Paul Robinson, nga Policia e Australisë Perëndimore ngriti dyshimet se vajza ishte hedhur në ujë për të notuar me delfinët që shiheshin aty pranë, shkruan BBC.

Ai e përshkroi incidentin si “shumë, shumë traumatik” dhe familja e vajzës ishte “absolutisht e shkatërruar nga lajmi”. Njerëzve u është kërkuar të bëjnë “kujdes shtesë” dhe të respektojnë çdo mbyllje të plazhit.

Ekspertët e peshkimit thonë se është e pazakontë të gjesh peshkaqenë në atë pjesë të lumit. Ky besohet të jetë sulmi i parë fatal i peshkaqenit në lumin Swan që kur një djalë 13-vjeçar u vra në janar 1923. Australia zakonisht regjistron rreth 20 sulme peshkaqenësh çdo vit, me shumicën në Uellsin e Ri Jugor dhe Australinë Perëndimore.

Pati dy sulme fatale të peshkaqenëve në 2021 dhe shtatë në 2020. Në më shumë se një shekull të dhënash, shkalla e vdekshmërisë nga sulmet e peshkaqenëve në Australi është 0.9 – më pak se një person në vit.

TRENDING

Exit mobile version