Bota

HORROR/ Ish-oficeri i policisë vret 31 fëmijë në një çerdhe

TAJLANDË- Të paktën 31 persona janë vrarë pasi një ish-oficer policie hapi zjarr në një qendër parashkollore për fëmijë në Tajlandë. BBC shkruan se ish-oficeri i armatosur është ende i lirë pas sulmit në Nong Bua Lamphu, në veri-lindje të vendit. Policia thotë se mes viktimave ka fëmijë dhe të rritur.

Motivet e tij deri më tani mbeten të panjohura, por në mediat vendase raportohet se ai është shkarkuar së fundmi për përfshirje në një rast droge. Policia thotë se ai u pa për herë të fundit duke ngarë një kamion të bardhë Toyota me katër dyer, me targa regjistrimi të Bangkok. Ndërsa një oficer i lartë i policisë në provincën Nong Bua Lamphu tha se 23 fëmijë ishin në mesin e viktimave.

Kryeministri i vendit ka kërkuar nga të gjitha agjencitë përkatëse që të ndërmarrin veprime dhe të arrestojnë autorin. Qeveria tajlandeze njoftoi se incidenti ndodhi në një çerdhe në Nong Bua Lampu.

Shkalla e posedimit të armëve në Tajlandë është e lartë në krahasim me disa vende të tjera të rajonit dhe shifrat zyrtare nuk përfshijnë numrin shumë të lartë të armëve të paligjshme. Incidentet me të shtëna si kjo e sotmja janë të rralla. Por në vitin 2020, një ushtar, i zemëruar nga dështimi i një marrëveshjeje të pasurive të paluajtshme, vrau të paktën 29 persona dhe plagosi 57 në një sulm në katër lokacione.

TRENDING

Exit mobile version