Aktualitet

Humbi jetën i mituri/ Si ndodh dhe çfarë është asfiksimi?

Asfiksia është një nga shkaqet e vdekjeve që po ndodhin në botë. Së fundmi, në Babrru një 13-vjeçar gjeti vdekjen brenda një makine, e sipas Policisë, shkak ishte asfiksia.

Po si ndodh dhe çfarë është asfiksia?

Asfiksia nënkupton mungesë totale oksigjeni në tru. Mungesa e oksigjenit në tru qon deri tek humbja e vetëdijes dhe vdekja. Edhe mungesa të shkurta të oksigjenit dëmtojnë rënd trurin.

Një gjendje ku indet e trupit nuk furnizohen mjaftueshëm me oksigjeni quhet hipoksi.

Asfiksia mund të shkaktohet nga pengesa fizike të shkaktuara nga organizmi (tumor në fyt), dëmtime të shkaktuara nga vet personi (kollare e shtrënguar tepër, varje) si dhe nga person tjerë (ngufatje me qëllim të lëndimit apo mbytjes) por edhe nga ambienti ku qëndrojmë (prezencë e madhe e monoksidit të karbonit).

TRENDING

Exit mobile version