Aktualitet

Humbi jetën në Valbonë/ Turistja ishte punonjëse bashkie, flasin miqtë e saj

“Jeto ëndrrat e tua,“-kjo ishte motoja e jetës së Myrthe Baets nga Elewijt, e cila ra nga një shkëmb dhe vdiq. Ajo vendosi të bënte një aventurë nëpër Evropë me mikun e saj Mathias. Së bashku, ata u nisën për të zbuluar një pjesë të botës dhe njëri-tjetrin.

Ata u takuan dhe ndanë etjen e tyre për aventura. Kjo u përforcua nga një stazh nga Myrthe në Afrikën e Jugut dhe një turne i gjatë malor nga Mathias në Pyrenees. Ata vendosën të bënin një udhëtim të gjatë zbulimi në Evropë, ndaj edhe morën pushimet nga karriera e tyre si punonjës  në komunën e Zemst dhe Woonzorghuis Ambroos. E gjitha kjo për të hartuar rrugën prej 35,000 kilometrash që do të përshkronin, përfshirë Shqipërinë.

Udhëtimi i çoi në Luksemburg, Gjermani, Austri, Itali, Zvicër, Francë, Andorra, Portugali, Spanjë, Greqi, Bullgari, Rumani, Serbi dhe Shqipëri. Udhëtimi i ëndrrave përfundoi brutalisht për Myrthe-n, e cila humbi jetën pasi ra në një luginë në Shqipëri.

“Mirthe, impulsive dhe plot energji. Kështu e njoha që në momentin e parë. Ne kishim një pikë të përbashkët sporive, sepse ajo e donte natyrën dhe shëtitjet në mal. Myrthe donte të eksploronte botën, të zgjeronte horizontet e saj dhe të realizonte ëndrrat e saj. Ajo nuk humbi kohë dhe mori një vit pauzë në karrierë për të bërë roaming me të dashurin e saj Mathias,”- thotë kolegu i saj, Marcus Van Roosbroeck.

“Ne nuk njohim askënd me më shumë energji pozitive, më shumë vibe pozitive. Ajo e rrezatoi edhe te njerëzit përreth saj. Asnjë aventurë nuk ishte shumë e çmendur për të. Ajo donte të merrte gjithçka nga jeta dhe po i jepte formë më shumë asaj që ishte dhe kush donte të ishte. Ajo ishte e mbushur me plane dhe ide. Njëra më realiste se tjetra. Ne ishim të sigurt se ajo do t’i bënte ëndrrat e saj realitet, pavarësisht se çfarë ndodhte.”

Por një vendim jo i mirëmenduar për të eksploruar natyrën e Alpeve i kushtoi jetën asaj dhe mikeshës së saj./nieuwsblad.be

TRENDING

Exit mobile version