Kronike

Humbi kontrollin e mjetit, 36-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti.

Mediat greke shkruajnë se 36-vjeçari ka qenë duke drejtuar një motoçikletë, por ka humbur kontrollin, për arsye të paditura dhe është përmbysur në rrugë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Kalamata-Areopolis, ndërsa mësohet se shqiptari ishte nisur drejt Agios Nikolaos.

Autoritetet greke janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, teksa ende nuk është bërë publik identiteti i viktimës.

TRENDING

Exit mobile version