Humbja e PD – Flutura Açka shpreh trishtimin me vargje: Shqiptarët me marrje mendsh u gdhinë, prenë biletat për emigrim

Kandidatja e Partisë Demokratike në Elbasan, Flutura Açka ka shprehur trishtimin e humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prill. PD ka mundur të marrë vetëm 59 mandate në rang vendi, kundrejt 73 mandateve që ka marrë PS. Açka përmes dy vargjeve të shkruara ka shprehur trishtimin e saj duke thënë se 26 prilli ishte një ditë e zymtë dhe me marrje mendsh për shqiptarët.

“Pse je n’trishtim Atdhe?Shqiptarët me marrje mendsh u gdhinë,i prenë biletat për nënë udhëbotë,e horrat cigaren ma shuajnë në shpinë”, shkruan shkrimtarja Açka.

PD ka mundur të marrë 59 mandate ndërsa në Elbasan pësoi humbje duke siguruar vetëm 6 mandate, nga 8 që mori PS-ja. Partia Socialiste shënoi kështu marrjen e mandatit të 3-të duke shënuar një rritje të lehtë të votave krahasuar me zgjedhjet e 2017.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin