NTV
No Result
View All Result
21/02/2021 , 12:27
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
21/02/2021 , 12:27
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Hungaria miraton vaksinën kineze kundër koronavirusit

by Cuci
29/01/2021 , 15:11
Hungaria miraton vaksinën kineze kundër koronavirusit
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hungaria është bërë vendi i parë i Bashkimit Evropian që ka dhënë miratim fillestar për vaksinën kineze kundër koronavirusit, Sinopharm.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka thënë se ai personalisht ka vendosur të marrë këtë vaksinë sepse i beson më së shumti.

“Instituti Kombëtar i Farmacisë dhe Nutricionit, ka miratuar sot vaksinën Sinopharm”, ka thënë shefja e Zyrës për Mjekësi, Cecelia Muller më 29 janar, një ditë pas dekretit qeveritar që parasheh se secila vaksinë që u është dhënë më shumë se 1 milion personave në botë, mund të përdoret edhe në Hungari.

Hungaria, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, ka vepruar ndryshe prej bllokut evropian edhe javën e kaluar, duke ofruar licencë të përkohshme për vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, dhe duke porositur doza për 1 milion persona, për t’i vaksinuar qytetarët e saj në tre muajt e ardhshëm.

“Pas vaksinave të kompanive, Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe asaj ruse, ne mund t’i besojmë edhe vaksinës Sinopharm”, ka thënë Muller.

Më herët gjatë të premtes, Orban ka thënë për median shtetërore se marrëveshja për vaksinën kineze do të nënshkruhej “sot ose nesër”, dhe se dërgesa e parë në Hungari do të përbëhej nga 1 milion doza.

“Kinezët e njohin këtë virus më së gjati dhe unë supozoj se ata dinë më së shumti për të. Kështu që, unë do të pres radhën, dhe nëse mund të zgjedh, do të kërkoj vaksinën kineze”, ka thënë kryeministri hungarez.

Orban, i cili ka kritikuar programin e prokurimit për vaksina të Bashkimit Evropian, ka thënë se Serbia ka ofruar “shembullin më inspirues”.

Serbia është kthyer këtë muaj në vendin e parë në Evropë që ka nisur programin masiv të vaksinimit me vaksinën kineze.

Prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet hungareze kanë regjistruar më shumë se 360,000 persona të infektuar me koronavirus.

Prej tyre, mbi 12,000 pacientë kanë vdekur.

Related Posts

Misteri i manekinit të gjallë/ Nusja meksikane që vazhdon të çudisë botën
Bota

Misteri i manekinit të gjallë/ Nusja meksikane që vazhdon të çudisë botën

21/02/2021 , 11:51
Pse ka më shumë efekte anësore pas dozës së dytë të vaksinës?
Bota

Studimi izraelit – Vaksina Pfizer Biontech jo vetëm mbron nga koronavirusi por dhe ndalon përhapjen

19/02/2021 , 15:29
Maqedonia e Veriut bën marrëveshje për 200 mijë vaksina kineze
Bota

Studimi i Universitetit gjerman: Covid-19 ka dalë nga një laborator në Wuhan (Provat)

19/02/2021 , 12:12

Recent Posts

  • Vaksinimi i personaliteteve, Rama iu përgjigjet akuzave: E padenjë gjithë kjo stuhi! Ata kanë sakrifikuar për vlerat e shoqërisë
  • Rama mbërrin tek “Air Albania”, momenti kur përshëndet ish-Presidentin Moisiu: Si je gjigant?!
  • Kryemadhi kritika qeverisë nga Patosi: Është përqendruar te pasurimi i disa personave, ndërsa shumicën e njerëzve…
  • Misteri i manekinit të gjallë/ Nusja meksikane që vazhdon të çudisë botën
  • Arrestohen 3 persona në Tiranë. Njëri ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes

Kategorite

  • Aktualitet (1,885)
  • Bota (1,856)
  • DOSSIER (15)
  • Ekonomi (232)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (117)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (289)
  • Kronike (637)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (611)
  • MEMORIE (28)
  • Moti (115)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,196)
  • Politike (777)
  • Rajon (170)
  • REAGIM (115)
  • Shendeti (419)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (376)
  • Videonews (355)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!