Sport

Hysaj fiton ‘derbin’ me Gjimshitin, Lazio mund 3-2 Atalantën! Roma mposht 1-4 Cagliarin, Napoli ‘bie’ në shtëpi

Serie A e futbollit vijojë këtë të diel me pesë ndeshjet e mbetura të javës së tetë. Në 12:30 gjithçka nisi me fitoren 3-0 në Monzës kundër Salernitanës. Në 15:00 Lazio fitoi 3-2 me Atalantën në “Olimpico”, me Hysaj dhe Gjimshiti që ishin titullarë në derbin e shqiptarëve. Roma fitoi 1-4 me Cagliarin. Në mbrëmje, Napoli humbi 1-3 në shtëpi me Fiorentinën. Në stadiumin “Brianteo”, Monza fitoi 3-0 kundër Salernitanës për javën e tetë në Serie A. Skuadra e Palladinos ishte më e vendosur në fushë, duke shënuar dy gola që në pjesën e parë. Colpani në të nëntën minutë dhe Vignato në të 18 minutë shënuan për vendasit, teksa në pjesën e dytë Pessina i vendosi “vulën” tri pikëve. Me 12 pikë, Monza ngjitet përkohësisht në vendin e shtatë, teksa Salernitana mbetet në vendin e parafundit me vetëm tre pikë Në “Olimpico” në Romës, Lazio fitoi 3-2 kundër Atalantës për javën e tetë në Serie A. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, ndërsa miqtë ia dolën të barazonin gjithçka. De Ketelaere shënoi në portën e tij duke kaluar Lazion në epërsi në të pestën minutë. Më pas Castellanos shënoi në minutën e 11-të për rezultatin 2-0. Ishte Ederson që shënoi në të 33 minutë, ndërsa Kolasinac barazoi ndeshjen. Duhej minuta e 83 që Vecino të shënonte golin me vlerën e tri pikëve për Lazion. Me këtë sukses, Lazio shkon në vendin e 12-të me 10 pikë, ndërsa Atalanta mbetet me 13 pikë në vendin e gjashtë. Në fushë për Lazion ishte Hysaj, teksa Gjimshiti luajti për bergamaskët. Kështu “derbi i shqiptarëve” foli për mbrojtësin e Lazios. Roma fitoi 1-4 në transfertë me Cagliarin në Sardegna, për javën e tetë në Serie A. Djemtë e Mourinhos treguan cilësitë në fushë, duke shënuar dy gola në 20 minutat e para të ndeshjes. Aouar dhe Lukaku shënuan në minutat 19 dhe 20, me miqtë që nuk shkuan të qetë në dhomat e zhveshjes. Në minutën e 40-të Paulo Dybala la fushën i dëmtuar dhe me lot në sy, pas një përplasje në gju. Në 45 minutat e dyta Roma shënoi edhe dy herë të tjera me Belottin dhe Lukakun, para se Nandez në të 87 minutë të shënonte për 1-4. Me dopietën e sotme, Lukaku shkon në kuotën e pesë golave në gjashtë ndeshje. Me këtë sukses, Roma ngjitet në vendin e 10-të me 11 pikë, ndërsa Cagliari qëndron në vendin e fundit me vetëm dy pikë.

Serie A – e diel, java 8:

12:30 Monza 3-0 Salernitana

15:00

Frosinone 2-1 Verona

Lazio 3-2 Atalanta

18:00 Cagliari 1-4 Roma

20:45 Napoli 1-3 Fiorentina

Renditja:

Romelu Lukaku s’ka të ndalur, Roma fiton me ‘poker’ në Sardegna! Dybala largohet mes lotësh nga fusha (VIDEO)

Roma fitoi 1-4 në transfertë me Cagliarin në Sardegna, për javën e tetë në Serie A. Djemtë e Mourinhos treguan cilësitë në fushë, duke shënuar dy gola në 20 minutat e para të ndeshjes. Aouar dhe Lukaku shënuan në minutat 19 dhe 20, me miqtë që nuk shkuan të qetë në dhomat e zhveshjes. Në minutën e 40-të Paulo Dybala la fushën i dëmtuar dhe me lot në sy, pas një përplasje në gju. Në 45 minutat e dyta Roma shënoi edhe dy herë të tjera me Belottin dhe Lukakun, para se Nandez në të 87 minutë të shënonte për 1-4. Me dopietën e sotme, Lukaku shkon në kuotën e pesë golave në gjashtë ndeshje. Me këtë sukses, Roma ngjitet në vendin e 10-të me 11 pikë, ndërsa Cagliari qëndron në vendin e fundit me vetëm dy pikë.
VIDEO/ Dybala del nga fusha me lot pas dëmtimit në gju, Mourinho duart në kokë

Roma po fiton 0-4 kundër Cagliarit në Sardegna, për javën e tetë në Serie A. Megjithë ecurinë e mirë të ndeshjes, miqtë me Mourinhon në krye janë në ankth, kjo pasi Paulo Dybala la fushën i dëmtuar. Në të 40 minutë ai u përplas me Prato dhe ndjeu dhimbje në gjurin e majtë, teksa u pa me lotë në sy. Edhe Mourinho vendosi duart në kokë, teksa lajm i mirë është se argjentinasi nuk doli me barelë, por me kembët e veta.

VIDEO/ 5 gola dhe spektakël në ‘Olimpico’, Lazio fiton kundër Atalantës! Në fushë Hysaj dhe Gjimshiti

Në “Olimpico” në Romës, Lazio fitoi 3-2 kundër Atalantës për javën e tetë në Serie A. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, ndërsa miqtë ia dolën të barazonin gjithçka. De Ketelaere shënoi në portën e tij duke kaluar Lazion në epërsi në të pestën minutë. Më pas Castellanos shënoi në minutën e 11-të për rezultatin 2-0. Ishte Ederson që shënoi në të 33 minutë, ndërsa Kolasinac barazoi ndeshjen. Duhej minuta e 83 që Vecino të shënonte golin me vlerën e tri pikëve për Lazion. Me këtë sukses, Lazio shkon në vendin e 12-të me 10 pikë, ndërsa Atalanta mbetet me 13 pikë në vendin e gjashtë. Në fushë për Lazion ishte Hysaj, teksa Gjimshiti luajti për bergamaskët. Kështu “derbi i shqiptarëve” foli për mbrojtësin e Lazios.

TRENDING

Exit mobile version