Aktualitet

I akuzuar për…/ Sekuestrohen pasuritë e ‘bosit’ turk të drogë në Tiranë

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive që shtetasi turk Ramazan Keskin. Në njoftimin e bërë publik nga SPAK bëhet me dije se ndër pasuritë e sekuestruara bëjnë pjesë dy automjete luksoze Audi SQ7 dhe Audi Q7, një sipërfaqe 1 mijë metra katrorë ullishte në Selitë si dhe aksione në disa kompani.

Ky person rezulton si kreu i një organizate kriminale e cila ka si aktivitet kriminal trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave. Mësohet se Keskin ka udhëtuar në mënyrë të vazhdueshme në Shqipëri dhe ka bashkëjetuar me një shqiptare, ndërkohë që ka investuar shuma të konsiderueshme.

“Nga aktet e administruara rezulton se shtetasi R. K. është kreu i një organizate kriminale e cila ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike të llojit ‘’Heroinë’’ dhe ‘’Kokainë’’ në Roterdam, Holandë e në Gjermani, ku bëhej grumbullimi e përpunimi i lendës narkotike, e cila më pas shpërndahej në gjithë Evropën. Gjithashtu shtetasi R. K. si kreu i kësaj organizate kriminale nëpërmjet korrierëve të ndryshëm ka transportuar nga Gjermania në Turqi mbi 10 (dhjetë) milion euro, të cilat janë përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit R. K., rezulton se ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i ketë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale”, njofton SPAK.

PASURITË e sekuestruara:

-Pasurinë me adresë, Selitë, Tiranë, me sipërfaqe 1 000 m2, e llojit “ullishte”.

-Automjeti tip Audi SQ7, me targa gjermane LR-II7777, me numer shasie Nr.WAUZZZ4M5HD052188.

-Automjeti autoveturë, marka AUDI, tipi Q7, targa AA275SB, me shasi Nr.WUAZZZ4L3BD026080, viti i prodhimit 2011.

-25% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “GLOBAL LEADER IN SPORT (GLS)” shpk- Nr. NIPT L92229020F, regjistruar më datë 29.10.2019.

-50% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “KESKINDAG” shpk- Nr. NIPT L71726012K, regjistruar më datë 26.05.2017.

-50% të aksioneve të Operatori Ekonomik “REALIZ” shpk- Nr.NIPT L71822022A, regjistruar më datë 22.06.2017, datë themelimi 05.06.2017.

TRENDING

Exit mobile version