Aktualitet

I akuzuar për vrasjen që në vitin 1998, ekstradohet më në fund nga Grqia 50 vjeçari

Interpoli i Tiranës në bashkëpunim me Interpolin e Athinës ka bërë të mundur ekstradimin e një 50 vjeçari shqiptar të akuzuar për vrasje.

Sipas informacioneve Arben Muça 50 vjeç, akuzohet për vrasje me armë zjarri në rrugën “Kelmendi” në Kombinat në vitin 1998, ku viktimë mbeti M. T.

Arrestimi është bërë i mundur në Lamia të Greqisë.

Më herët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”“, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version