Politike

I arrestuar/ Apeli i GJKKO mban në 1 Qershor seancën për Fredi Belerin

Më 1 qershor, në Apelin e GJKKO mbahet seanca për ankimimin e vendimit të masës së sigurisë ‘arrest me burg’, për Fredi Belerin. Ky i fundit, fitoi bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit, por ndodhet në burg që prej datës 12 maj.

Fredi Beleri u bë kryebashkiaku i parë në historinë e zgjedhjeve vendore në vendin tonë që zgjidhet teksa ndodhet i mbyllur në qeli.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave. Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij.

TRENDING

Exit mobile version