Rajon

I auzuar për vrasjen e Pëllumb Islamit/ Mediat greke nxjerrin videon: Shqiptari lëviz i lirë

Personi që shihni në foton e mësipërme është 34-vjeçari Elis Salaj, i cili akuzohet se vrau Pëllumb Ismailin gjatë një shkëmbimi zjarri në një lokal në Athinë mbrëmjen e 21 shkurtit të vitit 2021.

Prej këtij viti, Salaj vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet, ndërkohë mediat greke kanë publikuar video të tij, teksa shkruajnë se ai shëtit i lirë në shtetin grek. Në video duket Salaj, teksa pozon në rrjete sociale krah një grupi personash.

Lidhur me videon ende nuk ka një reagim nga autoritetet greke.

Si ndodhi vrasja ?

Pëllumb Islami dhe vëllai i tij ndodheshin në lokalin në “Nea Ionia” mbrëmjen e 21 shkurtit. Vëllai i viktimës mësohet se ka debatuar me grupin rival të Elis Salaj.

Më pas ata kanë dalë jashtë ku ka nisur shkëmbimi i zjarrit.

Nga të shtënat mbeti i vdekur 40-vjeçari nga Delvina dhe autor i krimit raportohet se është Elis Salaj.

Autorët u zbuluan pasi pas ngjarjes braktisën në vendin e krimit dy prej automjeteve të tyre.

Prokuroria greke lëshoi asokohe 8 urdhër arreste, ndërsa arritën të arrestohen vetëm 3 prej tyre. Sakaq Salaj, i cili rezulton pjesë e grupit kriminal të vetëquajtur “Lions”, vazhdon të shëtisë i lirë.

Grupi “Lions” dhe lokali “BellaVita” dyshohet se kanë lidhje me një personazh të njohur të botës së krimit, i burgosur në Greqi për trafik kokaine nga Amerika Latine dhe me disa ngjarje të tjera të rënda në shtetin fqinj.

TRENDING

Exit mobile version