Kosova

I bien tenxhereve/ Mustafa: Vetëvendosja në pushtet, eksperiment i ndërkombëtarëve

Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare për ardhjen në pushtet. Por gjithashtu ai ka hedhur dyshime se ajo është “eksperiment ndërkombëtar”.

“Ndryshe s’mundet të shpjegohet gjithë ajo përkrahje që LVV-ja ka marrë nga ndërkombëtarët” – deklaroi Mustafa

Madje ai shtoi se ambasadori amerikan, por edhe të tjerët “rrahin” tenxheret në përkrahje të Kurtit.

”Edhe ambasadën amerikane, por edhe ambasada tjera i kanë mbajtur anën Vetëvendosjes. Ne nuk kemi pritur gjë tjetër të ndodhë perderisa ata e hipen dhe po e mbajne ne pushtet” – ka deklaruar ish kryeministri Mustafa

TRENDING

Exit mobile version