Aktualitet

I dehur në timon, arrestohet shoferi i urbanit

Një 57-vjeçar i identifikuar si Gazmir Topuzi është arrestuar nga policia e Tiranës pasi drejtonte autobusin e Laprakës në gjendje të dehur.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë kontrollet me shërbime të shtuara në terren dhe me mjete inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia njofton se po bëhen kontrolle të përditshme, edhe ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik, për shkak të rëndësisë që paraqet ky sektor.

Arrestimi i 57-vjeçarit vjen pak kohë pas aksidentit të rëndë të linjës së autobusit të Unazës në mes të Tiranës, ku shkaktoi përplasjen zinxhir të 9 mjeteve të tjera por fatmirësisht nuk pati viktima, vetëm dëme materiale.

TRENDING

Exit mobile version