Kronike

I dënuar me 18 vite burg, autoritetet belge ngrenë ALARMIN për shqiptarin e arratisur

Një shqiptar është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge. Sudinfo shkruan se Prokuroria Publike dhe ajo e Përgjithshme e Brukselit dhe policia janë në kërkim të 58-vjeçarit Haredin Fejzulla. Haredini është dënuar me 9 dhe 4 vjet burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit, si dhe 5 vjet nga Gjykata e Apelit të Brukselit, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe përkatësisë në organizatë kriminale, duke shkuar në total 18 vite. Po ashtu policia belge ka vënë në dispozicion një numër, për cilindo që ka informacione për shqiptarin e shpallur në kërkim.

TRENDING

Exit mobile version