I dënuar me 3 vite burg për ngacmim seksual, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë

54-vjeçari, Rexhep Karaj, është arrestuar sot në Tiranë, pasi është dënuar me tre vite burg, për ngacmim seksual.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka dhënë dënimin për Karajn.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u ndalua shtetasi në kërkim Rexhep Karaj., 54 vjeç, ( i kapur nga Seksioni i kërkimit) sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin