Bota

I dha like modeles braziliane në Instagram, Vatikani nis hetimet mbi profilin e Papa Françeskut

Vatikani ka vendosur të nisë një hetim të brendshëm për një lajm që ka qarkulluar ditët e fundit në mediat italiane.

Bëhet fjalë për një “like” që profili i Papa Françeskut në Instagram i ka dhënë një modeleje braziliane Natalia Garibotto.

Verifikimi ka nisur edhe nga vetë kompania e Instagram nëse ai ishte një gabim njerëzor, një falsifikim apo një hacker.

Sidoqoftë, ekipi që merret me menaxhimin e rrjeteve sociale të papës ka nisur një hetim për gjetjen e fakteve duke kërkuar që rrjeti i famshëm social të sqarojë se si një “like” mund të shfaqet nga llogaria zyrtare e Papës në fotot e modeles.

Lajmi u publikua ditët e fundit nga disa media italiane dhe është shpërndarë në mijëra biseda në WhatsApp. Menaxherët e profilit të Papës në rrjetet sociale dyshojnë se ka qenë pirateri ndaj profilit të Papës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version